Analisti, Redi Varaku gjatë një interviste të dhënë për Fax News foli në lidhje me deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla mbi përgjimet e antimafias italiane, ai këtë ngjarje e ka cilësur si një nga ngjarjet më të rënda pasi qeveria po ja dorëzon të gjithë infrastrukturën e Shqipërisë këtyre organizatave famëkeqe.
Sipas tij në qoftë se SPAK do të ishte i pakapur Shqipëria do të shpëtonte nga ky grup njerëzish, pasi të gjithë sektorët më të rëndësishëm të vendit i kanë vënë në shërbim të mafias ndërkombëtare.
“Me Taulant Ballën as nuk ja vlen të replikosh. Në përgjime përmendet kryetari i bashkisë së Tiranës, përmendet kryeminstri, përmendet presdienti dhe në asnji nga ato përgjime nuk përmendet kryetari Basha.
Unë mendoj që është një nga ngjarjet më të rënda. Nuk është ngjarje e rëndë politike është kriminale është përtej politikës. Mendoj që nëse do të kishte një SPAK të pakapur Shqipëria patjetër do të shpëtonte nga një grup njerëzish i cili ka vënë në shërbim të mafias ndërkombëtare sektorët më të rëndësishëm të këtij vendi.
Gjithë infrastrukturën e Shqipërisë kjo qeveri po ja dorëzon një organizate famëkeqe e cila është një organizatë që tenton që të pasurohet vetë, por nuk sjellë absolutisht asnjë lloj zhvillimi për vendin, për qytetarët”-u shpreh analisti Varaku.