Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nuk çonte fëmijët në shkollë dhe qëlloi mbi pòlicinë, RENEA neutralizon qytetarin në Kamëz, Jaupi jep detajet

Drejtori i Pòlicisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur në Kamëz, ku një person qëlloi në drejtim të pòlicisë, dhe më pas u desh ndërhyrja e forcave RENEA për neutralizimin e tij.

Jaupi tha se shtetasi me iniciale Ronald Kryemadhi kishte detyrim që të paraqitej në Gjykatën e Tiranës, dhe iu ka bërë rezistencë punonjësve të pòlicisë së Kamzës.

Pas negociimit të forcave RENEA, ky person është vetëdorëzuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë një person me probleme mendore, apo veprimet e tij vinin për shkak të ekstremizmit fetar. Jaupi dha se Kryemadhi nuk çonte fëmijët e tij në shkollë dhe ishte denoncuar për dh.unë në familje.

“Ju falenderoj që keni ardhur këtu, dua tiu sqaroj se Policia e Kamzës ka pasur detyrimin për shoqëerimin e një qytetari në Gjykatë, pasi ka pasur një proces të hapur, ky shtetas ka kundërshtuar policinë dhe iu ka drejtuar një ármë kállashnikov. Menjëherë njoftuam RENEA-n dhe nisi negociimi me këtë qytetar, u bë e mundur vetëdorëzimi i këtij shtetasi.

Ka pasur përveç kalashit edhe një pistoletë, pas rrethimit të tij nuk ka pasur kërcënime. Natyrisht që veprimet e tij që nuk lejon fëmijët e vetë që të shkollohen, ka të bëjë me besimin fetar që ai ndjek, apo mund të vuajë nga probleme mendore. Të dhënat më të detajuara do të jepen nga ana e zëdhënësit të pòlicisë së shtetit”, u shpreh Jaupi në fjalën e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *