Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Real Madridi bën lëvizjen e bujshme/ I ofron Manchesterit 4 futbollistë për shërbimet e Pogba

Real Madridi e ka seriozisht për Pol Pogba. Nga Spanja raportohet se klubi madrilen ka ofruar katër lojtarë për të finalizuar me sukses këtë marrëveshje. James Rodriguez, Lucas Vazquez, Brahim Diaz dhe Martin Odeggard pritet t’i bashkohen ekipit anglez për shërbimet e Pogba.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, prej kohësh është një admirues i fituesit të Kupës së Botës, i cili pjesën më të madhe të këtij sezoni, ka qenë i dëmtuar. Por, në anën tjetër, trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer shpreson të mbajë Pogbanë në skuadër, pasi beson te aftësitë e tij.

Solskjaer dëshiron të provojë se si do të funksionojë Pobga me Bruno Fernandes, i cili i është bashkuar Manchester United në merkaton e janarit. Pogba këtë sezon ka regjistruar vetëm tetë paraqitje me United, duke bërë vetëm dy asistime, por gjithsesi, aftësitë e tij dihen, ndaj dhe mbetet i preferuar për çdo ekip.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close