Kreyministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas shembjes së urës në Genova të Italisë. Rama me një mesazh ngushëllimi në gjuhën italiane drejtuar kryeministri italain, shkruan se kjo tragjedi ka thyer zemrat e të gjithëve. Kryeministri nuk ngurron të përmendë edhe dy viktimat shqiptarë që humbën jetën pas shembjes së urës.
Postimi i Ramës
Tragjedia e Genovës ka thyer zemrën e Shqipërisë. E kemi ndjekur me vëmendje bilancin shkatërrues të jetëve të humbura dhe përpjekjet e shpëtimtarëve. Poshtë rrënojave ishin edhe dy shqiptarë banues në Itali, por për ne janë të gjithë motër dhe vëllezër.
(J.D/faxweb.al)