AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Reagon presidenca pas deklaratës së Kocijancic në FaxNews: Të dashur kolegë…

Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit, Tedi Blushi pas deklaratës së Maja Kocijancic në FaxNews lidhur me qëndrimin e BE-së nëse çështja e hapur për shkarkimin e Ilir Metës do të ndikonte ose jo në vendimin e vendeve të Uninionit në Tetor.

Blushi i adresohet Fax News duke sugjeruar që ti “dërgohet Kocijancic raporti final i misionit të OSBE/ODIHR-it për turpin e 30 qershorit, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta”.

Më tej, Blushi thekson se presidenti është I kënaqur me thirrjen nga ana e Kuvendit të përfaqësuesve të Komisionit të Venecias, ndërsa shton se nga e hëna do bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias dhe për të gjithë institucionet demokratike.

Reagimi i plotë:

“Të dashur kolegë të Fax News,
Ju lutem dërgojini znj.Koçijançiç raportin final të misionit të OSBE/ODIHR për turpin e 30 qershorit, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta.
Po kështu tregojini që Presidenti Meta është shumë i kënaqur që Kuvendi ka ftuar Komisionin e Venecias të vlerësojë nëse Presidenti Meta ka respektuar apo jo Kushtetutën.
Nga e hëna do bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias dhe për të gjithë institucionet demokratike, se si Presidenti Meta ka mbrojtur në mënyrën më transparente, jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por edhe detyrimet e vendit ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe po kështu detyrimet ligjore që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”.

Zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Maja Kocijancic, u pyet nga Fax News për zhvillimet e fundit në Shqipëri që kanë të bëjën me lëvizjen e mazhorancës në pushtet për të rrëzuar Presidentin Ilir Meta pasi ai pastroi një datë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke shtyrë zgjedhjet e 13 tetorit.

Kocijancic u pyet gjithashtu për qëndrimin që ka për këtë nismë, lëvizjet që pritet të ndërmërrin përfaqësuesit e Komisionit të Venecias që ndodhen në vendin tonë si dhe nëse situate e krijuar a do të ndiokojë në procesin e integrimit dhe në vendimin për hapjen e negociatave.

“BE-ja është e vetëdijshme që u krijua një komitet hetimor për këtë çështje dhe se u mbajt seanca dëgjimore që përfshin Presidentin. Çështja u dërgua gjithashtu për shqyrtim në Komisionin e Venecias, i cili do të shqyrtojë aspektet ligjore. Hetimi dhe rishikimi i jashtëm nga Komisioni i Venecias janë duke vazhduar. Prandaj BE nuk ka ndonjë koment.

Partitë politike duhet të përfshihen në një dialog të mirëfilltë, në një frymë të mirëkuptimit të ndërsjellë, pa parakushte, dhe të tregojnë përkushtim të vendosur për të gjetur konsensus për një rrugë përpara.

Këshilli ka identifikuar qartë çështjet që dëshiron të shohë përpjekje të mëtutjeshme, që është ajo që Shqipëria duhet të vazhdojë të japë në funksion të diskutimit të ardhshëm nga Shtetet Anëtare të BE-së në Këshillin e Çshtjeve të Përgjithshme më 15 tetor”, tha Kocijancic për Fax News.

Koçijançiç reagon per Fax News lidhur me shkarkimin e Metes

Publiée par Fax Web sur Jeudi 12 septembre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *