Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Como ka publikuar pamje nga spitali ku duket se i përgjigjet akuzave që të shtruarit nuk janë të sëmurë me Covid por kanë probleme të tjera shëndetësore. Në një video të publikuar në Facebook ku tregon aspekte nga puna, Como thotë:
“Sic e shikoni është një grup i madh doktorësh që janë në krye të detyrës dhe thirrja jonë është që kur shikoni kaq shumë persona, edhe në moshë të re të shtruar në terapinë intensive kuptoni që ka shumë pacientë të shtruar në shërbimin infektiv.
Kjo që po shikoni është një realitet jo gënjeshtër dhe të gjithë njerëzit janë në krye të detyrës sikurse shikoni shumë reanimagtorë dhe i gjithë stafi që është duke shërbyer tek pacientët. Mos të hedhim baltë mbi punën që bëhet dhe realitetin që është pranë shërbimit infektiv.”
Shefja e Infektivit theksoi se po punohet pafund për të shpëtuar jetë njerëzish që vuajnë nga Covid-19 në vendin tonë. Lidhur me denoncimin e bërë dje në media thuhet se ministrja Ogerta Manastirliu në videon që pretendonte se ishte bërë brenda spitalit Infektiv, ka mashtruar. Nipi i një prej të moshuarave që shfaqej në video, shprehet se gjyshja e tij nuk ka qenë asnjëherë e prekur me Covid, dhe ajo ndodhet në shtëpi në momentet që flasim. (LEXO EDHE KETU LAJMIN)