Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Reagon Hahn për deklaratat e Ramës dhe Thaçit: Të papranueshme, duhet të shmangen (FOTO)

Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim në Bashkimin Europian,  Johannes Hahn pas takimit me ministrin e Jashtëm serb Ivica Dacic ka shkruar në Twitter se deklaratat e nxituara që mund të sjellin acarime nuk duhet të përdoren.

Gjatë takimit, komisioneri Hahn ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkim të Shqipërisë me Kosovën në rast se nuk u hapet dera në BE.

Në takim mësohet të jetë  është folur për situatën aktuale në Ballkan dhe hapjen e kapitujve të tjerë për Serbinë në kuadër të procesit të integrimit europian. Temë me rëndësi gjatë bisedës ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Eurokomisioneri tha se këto deklarata janë të papranueshme dhe jo produktive, duke theksuar se si të tilla ato duhet të shmangen. (M.D/ Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *