Në seancën e sotme në Kuvend është diskutuar dhe mbi tragjedinë e Potamit ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i një ish-punonjësi të policisë.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se revolta për rastin ishte akoma më e madhe vetëm sepse personi që e shkaktoi ishte një punonjës policie, dhe reagimi më njerëzor e kishin familjarët e vogëlushes. Deputetja e PD-së Grida Duma e replikoi duke thënë se qeveria nuk mund t’u shmanget përgjegjësive duke pranuar se kanë gabuar.
Pjesë nga Kuvendi:
Balla: Punonjësi i policisë nuk duhet të ishtë ne atë pozicion, Prokurori i “KÇK” e riktheu në punë. Ai akt në Potam nuk është kryer nga një njeri i thjeshtë dhe kjo gjë e shtoi revoltën. Në fakt të vetmit që kishin reagimin më njerëzor ishin familjarët e vogëlushes, Po aq revoltuese ishte mënyrë e reagimit dfhe natyrshëm për atë lloj tragjedie, ccdo qytetar shqiptar nuk gjenn dot fjalë të japë ngushëllim.
Reformën në drejtësi lidheni me institucionet jo me emra. Edhe për cështje që lidhen me vijueshmërinë të implementimit të vettingut, lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, e kuptoj tronditjen nga ftesat në SPAK, për të gjitha palët.
Duma: Thatë se të gjithë reaguan përveç familjarëve. Ne bëjmë politikanin por me përgjegjësi, nuk kam bërë asnjë reagim për rastin sepse e din ë ccfarë niveli të shëmtuar ka arritur prestigji i politikës prej jush.
Ju që bëni priftin dhe moralistin, mirë ky ishte idioti që e ktheu prokurori në punë, po mendoni se do shpëtoni duke thënë se jemi shumë të këqinj dhe idiotë dhe kështu pretendoni të ju pranojnë shqiptarët.
Shqiptarët nuk janë idiotë e kuptojnë se çfarë po bëni.