Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kërcënuar me vdekje, pasi gjatë ditës së sotme paralajmëroi mbyllje totale të vendit, sepse rastet me Covid-19 po rriten. Hoti përmes një postimi nw rrjetet sociale tha se institucionet tona po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme, por na duhet kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë për të evituar mbylljen totale, e kjo deklaratë e ka irrituar një qytetar.
R.H në një medium që e ka shpërndarë lajmin e kryeministtit Hotit, ka thënë: “Un jam qaj i Pari që ka me ardh midis qeveris me ta shti flaken me ta q… at gjak M*tit qe ki maje men ko mu ba Kurban i shqiptarve provo mbylle venin“.
Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët kujdes maksimal që të evitohet mbyllja totale. Hoti tregoj se cilat masa i kanë institucionet shëndetësore në lidhje me valën e dytë të pandemisë.
Ky ishte postimi i Hotit, që bëri që ky qytetar të reagoi, raporton Bota Sot, duke kërcënuar rëndë kryeministrin.