Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk humba vetëm babain, por edhe…”, reagon vajza e mjekut që humbi jetën teksa i shërbente pacientëve

Hysni Shkjau është mjeku pneumolog që humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Doktori i njohur, i cili ushtronte profesionin prej 40 vitesh, vdiq pasi qe infektuar me COVID-19 dhe siç njoftoi ministria, ai “vuajti ndërlikime në frymëmarrje, kjo edhe për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese”.

Për humbjen e tij, ka reaguar e bija në emisionin “Shqipëria Live” duke thënë se nuk ka humbur një baba por edhe një koleg, pasi edhe ajo ka ndjekur rrugën e të atit.

“Unë nuk humba vetëm një baba, por edhe një koleg sepse edhe unë jam mjeke pneumologe. Babanë  e kam takuar një muaj para se të sëmurej, më njoftoi se nuk ndihej mirë, një ditë para ai ka qenë në punë, gjatë gjithë pandemisë ai ka qenë në një vend jashtë zonës së qytetit”, tha ajo.

Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *