Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Jetojmë në kohë të mallkuar”, PDIU reagon ashpër  për situatën në Kakavijë: Shteti rrmpallë i Ramës gjithmonë inekzistent

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet  ka reaguar përmes një deklarate për situatën e krijuar në Kakavijë. Në deklaratën e PDIU-së dënohet me forcë ajo çka po ndodh me shtetasit shqiptarë në kufi si dhe vihet në pah paaftësia e qeverisë Rama për t’I dhënë zgjidhje situatës.

PDIU: “Kjo është koha e mallkuar që jetojmë ku “Pirati bëhet Papë”

Pdiu reagon me forcë për situatën katastrofike humanitare të krijuar prej disa ditësh në kufirin me Greqinë, e cila kulmoi sot me humbjen e jetës së një fëmije nga autoambulanca e një shteti rrumpallë që dhe kur bën sikur të vjen në ndihmë më shumë shton kaosin.

Radhë të gjata kilometrike, njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, ujë, ushqime e shërbim mjeksor, që duken sikur janë refugjatë të zonave në luftë, turpësisht për të gjithë ne janë në teritorin shqiptar. Prej dy dekadash pikërisht në çdo muaj Gusht, emigrantët shqiptarë përballen me racizmin, ksenofobinë e shtetit grek, që i trajton qytetarët  shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë, me cinizëm e racizëm.

Fatkeqësisht në këtë kohë të mallkuar që po jetojmë, shteti rrumpallë i Rilindasit autokrat është si gjithmonë inegzistent. Ku është Ministria e Brendshme që e di prej vitesh që në Gusht ka fluks të shtuar në pikat e kalimit kufitar? Ky shtet rrumpallë, me kohë duhet të merrte masat për të shtuar bashkëpunimin dhe sportelet me palën greke.

Ministria e Shëndetësisë duhet të kishte marrë masat në pikat kufitare, por edhe në qytetet kryesore që të hapnin vendet e dedikuara për bërjen e testeve COVID-19 vetëm për emigrantët .

Ministria jonë e Jashtme duhej me kohë të komunikonte me palën greke për këtë situatë, që do të ishte e tillë si çdo vit, duke shtuar dhe situatën e Covid- 19. Ministria jonë e Jashtme duhet të kërkojë urgjent ndërhyrjen e Kryetarit të radhës së OSBE-së ,të lërë pushimet në Dhërmi e të angazhohet me palën greke për zgjidhjen e krizës humanitare.

Shteti rrumpallë i paaftë i Ramës është si gjithmonë inegzistent në raste emergjencash e fatkeqësish.  Kjo është vërtetë një kohë e mallkuar për  shqiptarët, koha kur : “Pirati bëhet Papë”

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *