Shoqëria “Inerte Express”, e drejtuar nga biznesmeni Edmond Bego, ka hedhur poshtë pretendimet se është pajtuar nga qeveria shqiptare për tu përfshirë në punimet e rrugës Tiranë-Elbasan duke i hequr të drejtën kompanisë greke që të vazhdojë punimet shtesë.
“Lidhur me lajmet e hedhura në tregun mediatik se shoqëria që zotëroj paska marrë përsipër punimet pas ndërprerjes së kontratës me firmën Aktor nuk është aspak e vërtetë dhe kjo deklaruar me përgjegjësi të plotë nga ana ime”, thotë Bego në deklaratën për shtyp.
Ndër të tjera sqaron se është përzgjedhur nga kompania greke “Aktor” për të furnizuar me inerte dhe beton, e cila thekson se ka ndodhur që në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha, aso kohe kryeministër.
Duke sqaruar se kanë bashkëpunuar edhe shoqëri të tjera shqiptare me kompaninë greke, në reagimin e plotë të “Inerte Express” shtohet: “Ne si shoqëri nuk do kufizohemi as ndikohemi nga drejtimi politik momental dhe as nga miqësite majtas dhe djathtas në aktivitetin tonë të përditshëm. Për shkak të luftës së pamoralshme politike ne nuk mund të jemi objekt sulmi me qëllim përbaltje të kundërshtarit dhe akuza krejtësisht të hamendësuara si dhe të hartuara në mënyre krejtësisht kriminale”.
Kjo deklaratë hedh poshtë pretendimet se qeveria shqiptare pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, “Inerte Ekspress” për të përfunduar rrugën Tiranë-Elbasan duke i dhënë pagesën 10 milionë euro.(Lexo këtu)
Reagimi i plotë: Marre shkas se kemi qene vazhdimisht nen nje sulm mediatik duke cenuar ne menyre te drejtperdrejt aktivitetin e shoqerise sime kerkoj qe nuk do te lejoj asnje sulm apo insinuate te tille dhe per kete do ndermarr te gjithe hapat proceduriale duke kerkuar perballje dhe ti mbrojne keto deklrate ne sallen e gjyqit.
Nisur nga lajmet e publikuara se fundmi nga disa media mbi perfshitjen e shoqerise “Inerte Express” ne punimet e rruges Tirane-Elbasan sqarojme si vijon.
Shoqeria “Inerte Express” shpk eshte nje shoqeri private e krijuar konform legjislacionit dhe ushtron veprimtarine e saj ne fushen e ndertimit perfshire prodhim inertesh si dhe prodhim e shitje betoni si produkt i veprimtarise ne ndertim. Lidhur me lajmet e hedhura ne tregun mediatik se shoqeria qe zoteroj paska marre persiper punimet pas nderprerjes se kontrates me firmen Aktor nuk eshte aspak e vertete dhe kjo deklaruar me pergjegjesi te plote nga ana ime.
Se pari shoqeria qe une zoteroj sic e shpjegova dhe me siper merret me aktivitetet e mesiperme dhe nuk ka qene asnjehere e kontraktuar nga enti perkates per te perfunduar apo per te punuar ne kete kontrate. Si te gjithe shoqerite private ne jemi perzgjedhur nga shoqeria aktor qe ne fillimin e kesaj kontrate per furnizim me inerte dhe beton, kjo ka ndodhur ne kohen kur qeveria drejtohej nga pd (Sali Berisha kryeminister). Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj se asnjehere dhe per asnje pune apo kontrate nuk jemi kontraktuar nga ARRSH-ja jo vetem per kete segment rrugor por per asnje tjeter.
Lidhur me kete ne jemi besimplote se nuk kemi kryer asnje shkelje ligjore per sa kohe ne kemi qene ne rolin e furnitorit me materialet Inerte dhe beton sic cdo subjekt privat tjeter do te bente. Per me teper kompani aktor ka bashkepunuar me shume shoqeri shqiptare per pune te ndryshme gjate kohes se ndertimit te kesaj rruge, Ne si shoqeri nuk do kufizohemi as ndikohemi nga drejtimi politik momental dhe as nga miqesite majtas dhe djathtas ne aktivitetin tone te perditshem. Per shkak te luftes se pamoralshme politike ne nuk mund te jemi objekt sulmi me qellim perbaltje te kundershtarit dhe akuza krejtesisht te hamendesuara si dhe te hartuara ne menyre krejtesisht krimimanle.
Marre shkas se kemi qene vazhdimisht nen nje sulm mediatik duke cenuar ne menyre te drejtperdrejt aktivitetin e shoqerise sime kerkoj qe nuk do te lejoj asnje sulm apo insinuate te tille dhe per kete do ndermarr te gjithe hapat proceduriale duke kerkuar perballje dhe ti mbrojne keto deklrate ne sallen e gjyqit.