Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

“Gábimet në testin e maturës: Mund të ishin barcaleta gjigande që tregoheshin pranë ndonjë vatre zjárri”

Nga Artan Fuga- Mjerimi logjik (i pyetjes n°7 të testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë të maturës 2020)
—————————————

Thashë njëherë ta le me kaq historinë e Turit të testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, por reagimi plot patos dhe me fyerje personale prej një nga atyre që nuk kanë turp të shfaqen në publik dhe ta fyejnë atë duke dalë si autorë të testit, më dha të kuptoj se qenkan të pandreqshëm.

Më pëlqen Platoni kur thotë se padija e plotë është fatale sepse nga truri që është krejt pa dije në një fushë mos prit të lindi dija. Sikurse vazhdon Roland Barthes pak dekada më parë sipas të cilit nga niveli zero i dijes (tekstit), nuk mund të lindi asnjë shkëndijë reflektimi autokritik.

Gabimet e pyetjes numur 7 të testit janë të tilla saqë po të mos binin pasojat e tyre mbi maturantët, ato të shkrijnë së qeshuri. Mund të ishin barcaleta gjigande që mund të tregoheshin me shokë e miq pranë ndonjë vatre zjarri në ndonjë natë dimri.
Barcaleta numur 14 !
Hahahahahaha !
Barcaleta numur 2 ! Hahahahaha !

Ja të shohim këtë barcaletën numur 7, një mal me rrëshqitje logjike më vete. Por, kjo pyetje më dha të kuptoj se autorët e tekstit gjithçka e kanë bërë nga padija. Kujtojnë se janë me kalamaj kopshti dhe mund të tregojnë përralla të tipit : Pije qumështin se vjen ujku, se vjen xhaxhi polici, etj !

Kjo pyetje tregon në mënyrë uluritëse një padije totale, një gjendje zero në kulturën e shkencave dhe të logjikave të informacionit

Cila fjali nga artikulli i mëposhtëm përmban një informacion të cilit i duhet treguar burimi? 1 pikë

1) Fushata “Të hamë shëndetshëm” që filloi kohët e fundit në shkollën tonë, u kujton nxënësve të kenë kujdes me sasinë e sheqerit që konsumojnë, madje edhe nga burime të shëndetshme, siç janë lëngjet e frutave.

2) Shumë njerëz mund të mos e dinë se sa sheqer përmban lëngu i frutave.

3) Për shembull, shumica e shokëve të mi më thonë se ata zgjedhin të pinë lëngje frutash, pasi mendojnë se janë më të shëndetshme se pijet me gaz.

4) Ekspertët e ushqimit tregojnë se lëngu i frutave është i pasur me lëndë ushqyese të tilla, si: vitamina C, kalciumi etj.

5) Megjithatë, nëse ju shikoni etiketat në shishet e lëngjeve të frutave, do të vini re se ato përmbajnë shumë sheqer.

A) Fjalia 4
B) Fjalia 5
C) Fjalia 1
D) Fjalia 2
E) Fjalia 3

Pra pyetja 7 kërkon të dihet se cila nga fjalitë ka nevoje t’i kërkohen burimet e informacionit, ose thjesht të dihet se nga ka dalë, kush e ka thënë, ku është gjetur fjalia vetë por edhe brenda fjalisë ndofta se cili është informacioni dhe cili burimi i atij informacioni që fjalia përmban, etj ?

Pra, ka dy lloje burimesh informacioni.

– Burimi i informacionit brenda universit të fjalisë mesazh.
– Burimi empirik referancial jashtë fjalisë mesazh, pra komunikuesi, i cili edhe ai mund të përbëjë një varg burimesh.

Bërësit e testi as u shkon ndërmend t’i ndajnë këto lloj burimesh sepse nuk marrin vesh nga logjikat e komunikimit. Nuk e dinë që ndryshe është struktura e një fjalie nga ana gjuhësore, dhe tjetër struktura e mesazhit nga ana e teorive të informacionit, ndonëse në të dyja rastet mund të kemi të njejtën shprehje logjike.

Hartuesit e testit tregojnë sa hapin gojën se nuk marrin vesh fare as nga logjika as nga informacioni, e për rjedhojë as nga semantika e gjuhës shqipe. Siç do të thoshte Turi tregohen elifimatrakë !

E para, sepse tipologjikisht dhe zakonisht fjalitë pohuese, por edhe ato mohuese, sa kohë që janë mesazhe që japin informacione, të gjitha në një kuptim të caktuar kanë nevojë të plotësohen për të treguar burimet e tyre të informacionit. Madje ka fjali që siç do të shohim, ato që janë referenciale, te cilat japin së paku dy informacione, informacioni i parë nënkuptohet që është mbi atë që artikulon – enoncon – fjalinë, dhe informacioni i dytë është informacioni ose informacionet që shpreh vetë fjalia !

Kur Turi që ka bërë testin pyet se cila është fjalia që përmban «një» informacion që ka nevojë t’i tregohet burimi, ai konsideron se përgjigje e saktë është vetëm fjalia 4 :

Ekspertët e ushqimit tregojnë se lëngu i frutave është i pasur me lëndë ushqyese të tilla, si: vitamina C, kalciumi etj.

Pa ta shohim pak nga afër. A përmban vetëm « një » informacion kjo fjalia gjoja e saktë ? Në fakt aty ka së paku dy, jo një, informacione. Informacioni i parë është që ekspertët e ushqimit janë ata që po tregojnë diçka, dhe informacioni i dytë se lëngu i frutave ka shumë sheqer…

Një maturant me logjikë nuk ka si e quan këtë fjali si përgjigje të saktë sepse aty përmbahen së paku dy informacione dhe jo « një » informacion sikundër kërkon pyetja. Bërësi i pyetjes nuk e ka mendjen te hartimi i saj, por i përdor fjalët kot e më kot ! Dhe kur ja thua nxehet !

Cfarë domethënë : Fjali që ka nevojë të tregohet burimi i informacionit ? – sic kërkon pyetja budallaqe numur 7 ? Asnjë fjali nuk ka nevojë nga dhe në vetvete të plotësohet duke treguar burimin e informacionit te saj.

Nga pikëpamja logjike absolutisht jo. Por, edhe nga ana linguistike nuk është se duhet patjetër. Madje dhe në praktikat e informacionit burimi i informacionit duhet treguar ta zemë kur është fjala për të treguar fuqinë persuasive, bindëse, të mesazhit, apo përndryshe, burimi i informacionit mund të tregohet ta zemë në krye të shkrimit dhe fjalitë e tjera të tesktit mund të mos duhet të tregojnë aspak burimin e informacioneve që ato përmbajnë !

Bërësit e testit ja kanë bërë mendjen çorap maturantëve që janë të shkëlqyer. Ja përse janë ekselencat që e kanë pësuar ! Sa më shumë të mendosh aq më shumë gabon në përgjigjet e këtij testi budalla !

Ndërkohë fjalitë e tjera, edhe ato si fjalia 4 kanë po aq nevojë ose po aq mungesë nevoje për të treguar burimin e informacioneve që përmbajnë. E thamë që tekstbërësit kujtojnë se një fjali përmban vetem një informacion, ndërkohë dihet që nuk ka përputhje midis unicitetit të një fjalie me një folje dhe pluralitetit të informacioneve që ajo fjali transmeton.

1) Fushata “Të hamë shëndetshëm” që filloi kohët e fundit në shkollën tonë, u kujton nxënësve të kenë kujdes me sasinë e sheqerit që konsumojnë, madje edhe nga burime të shëndetshme, siç janë lëngjet e frutave.

Hartuesit e testit kujtojnë se kjo fjali nuk ka nevojë që nëse rasti paraqitet të tregohet burimi i informacioneve që ajo përmban. Jo vetëm të «një » informacioni. Mund të supozohet se ajo e ka brenda saj burimin e informacioneve. Eshtë një nxënës i shkollës « sonë » ta zemë. Mirëpo nxënësi i « shkollës sonë » nuk është një burim i plotë informacioni sepse duhet përcaktuar se i ciles shkolle konkretisht është ky nxënës. « Shkolla jonë » mund të jetë një shkollë në Gjibraltar, në Kosovë, në Dukagjin, në Corovodë, në Derviçian apo gjetiu ! Pra, ka nevojë të tregohet burimi konkret ndryshe fjalia mbetet e paverifikueshme !

2) Shumë njerëz mund të mos e dinë se sa sheqer përmban lëngu i frutave.

Edhe fjalia e dytë ka së paku dy informacione, pra që njerëzit mund të mos dinë diçka dhe që lëngu i frutave përmban sheqer…

Nëse fjalia duhet të tregojë vërtetësinë e saj, të bindi, të jetë e verifikueshme, etj., atëhere pa tjetër te ajo duhet të kërkohet se kush e ka thënë këtë fjali. Perse kesaj fjalie nuk ka nevojë t’i tregohet burimi i informacioneve që ajo përmban kurse fjalia 4 ka nevojë ? Vetëm Turi mund ta dijë këtë.

Madje na duhen së paku dy burime. Burimi i parë që shpreh se shumë njerëz mund të mos dinë diçka, dhe burimi i dytë që thotë se lëngu i frutave përmban shumë sheqer. Por, na duhet edhe një burim i tretë : Pra kush e ka thënë këtë fjali, ku bazohet kjo fjali, ku është gjetur kjo e dhënë që mund të jetë marrë nga një libër, një revistë, një anketë, etj.?

5) Megjithatë, nëse ju shikoni etiketat në shishet e lëngjeve të frutave, do të vini re se ato përmbajnë shumë sheqer.

Fjalia 5 edhe ajo kërkon më së paku katër informacione :

1.Etiketa tregojnë sasinë e sheqerit të lëngjeve
2. Shishet me lëng kanë etiketa
3. Këto etiketa janë të shikueshme
4. Lëngjet e frutave përmbajnë sheqer.

Dhe ka nevojë të tregohen disa burime gjithashtu. Etiketa është burimi i informacionit per ate se lëngjet e frutave përmbajnë sheqer, pra burimi është ne fjali. Por, kush e tha se shishet përmbajnë etiketa ? Kush e ka thënë këtë ? Na duhet burimi !

Pra edhe kjo fjali është me informacione ku në fazën fillestare na duhet një burim brenda fjalisë për informacionin se lëngjet e frutave përmbajnë sheqer dhe ky burim janë etiketat, dhe një burim jashtë fjalisë sepse duhet të pyesim : Kush ka thënë që shishet kanë etiketa dhe se këto etiketa përmbajnë informacionin se lëngjet e frutave kanë shumë sheqer ?

3) Për shembull, shumica e shokëve të mi më thonë se ata zgjedhin të pinë lëngje frutash, pasi mendojnë se janë më të shëndetshme se pijet me gaz.

Kjo fjali e tretë, edhe ajo mund të ishte po aq e saktë sa edhe fjalia 4.

Për informacionin e dytë dhe të tretë dhe të katërt brenda fjalisë, pra që « shoket e mi zgjedhin diçka »…, « dhe se ata mendojnë…, » dhe se « lëngjet e frutave kanë më shumë ose më pak sheqer se pijet me gaz » si burimi ve rifikimi ose referencial mund të merret fjalia e parë : « shumica e shokëve të mi ». Teskt bërësi kujton pra se kjo fjali nëse duhet, nuk ka nevoje t’i gjendet burimi i informacioneve meqë nënkuptohet se është dikush që « është shok me disa të tjerë » që flet.

Mirëpo ai është i paspecifikuar.

Kryefjala togfjalëshe : « Shumica e shokëve të mi » nuk është burim informacioni që nuk ka nevojë të gjendet ose plotësohet sepse «shokët e mi» mund të thotë edhe një kinez, edhe një korean, edhe një gjerman, edhe një maqedonas, kosovar, lab, skraparli, mirditor, beratas, një polic, gjeneral, e kushdo. Pra ka nevojë të gjendet burimi konkret, sepse nuk kemi të përcaktuar këtu veçse kryefjalën por jo burimin e informacionit brenda dhe jashtegjuhësor.

Ja pra, ajo që duket e thjeshtë është shumë e ndërlikuar. Ja pra përse hartuesit e tesktit kanë përcaktuar gabimisht vetëm pyetjen 4 si të saktë ndërkohë si të tilla mund të ishin edhe të tjerat. Ata kanë gabuar dhe kanë krijuar konfuzion te maturantët. Po të ishte për mua, të gjithë maturantëve që nuk kanë zgjedhur fjalinë e saktë sipas shtetit shqiptar do të meritonin notën 10, sepse ata kanë gabuar per shkak se kanë menduar qe asaj pyetjeje nuk mund t’i gjeje vetëm një përgjigje të saktë. Kjo pyetje është formuluar krejt gabim, me përgjigje gjoja të saktë krejt të gabuar sepse për ta formuluar së paku duhet të kesh studjuar thellë Dekartin te « Questions de Méthode », Sir Bertrand Russell te « Principia Mathematica », John Searle te « Acts of Speech », etj.

Nëse Ministria e arsimit ka dëshirë të debatojmë për këto vepra monumentale të logjikës së gjuhës dhe filozofisë, unë vihem menjëherë në dispozicion.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *