Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Reagime në rrjetet sociale, Veliaj kapet duke drekuar me prokurorin e çështjes “Ardit Gjoklaj” (FOTO)

ardit-veliaj-fusha-copyPak muaj pas vdekjes tragjike të 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, portali Citynews ka publikuar një foto, ku shfaqet kreu i Bashkisë Erion Veliaj dhe prokurori i Tiranë, Petrit Fusha duke drekuar në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që Veliaj është ulur në një tavolinë me prokurorin që po heton çështjen “Gjoklaj”, për vdekjen e të cilit akuzohet drejtëpërdrejtë Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj, ndërsa nuk kanë munguar as reagimet në rrjetet sociale.

“Kur gjithë njerëzia e ka mendjen te festat e fundvitit, ky këtu në foto ka një hall shumë të madh: nuk ka mbyllur akoma dosjen e Ardit Gjoklajt- të riut 17 vjeçar që u vra në Sharrë vetëm para pak muajsh. Po po, ky është Erion Veliaj që po drekon me Petrit Fushën, kryeprokurorin e Tiranës, që ka në dorë dosjen e vrasjes së Arditit!”, shkruan në një postim të tijin faqja “Qytetarët për Parkun”.

Ngjarja tragjike ndodhi midis datave 6 dhe 7 gusht 2016 në landifllin e Sharrës. Vdekja e të riut, sipas Prokurorisë, ka ardhur nga goditja prej ekskavatorit me kovë të madhe metalike që drejtohej nga shtetasi Edmond Kallari, i cili natën e ngjarjes ka punuar nga ora 19:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit të ditës tjetër, duke marrë mbetje dhe duke i çuar tek Elevatori.

Familjarë të tij, shoqëria civile dhe opozita kanë kërkuar vazhdimisht zbardhjen e së vërtetës dhe pçuarjen para drejtësisë të përgjegjësve. (A.R/SHUPLAKA)

 

veliaj1

 
 
Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

2 thoughts on “Reagime në rrjetet sociale, Veliaj kapet duke drekuar me prokurorin e çështjes “Ardit Gjoklaj” (FOTO)”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *