Një 31 vjeçar është mbytur teksa është futur për tu larë në ujrat e lumit Vjosë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se 31 vjeçari Armando Begaj është nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran.
31-vjeçari ishte i martuar dhe me një vajzë. Ai kishte shkuar për t’u larë në lumin Vjosë që kalon pranë fshatit Selishtë.
Ai ka qënë së bashku me dy shokët e tij. Kur ai ka kërkuar ndihmë shokët kanë kujtuar se ai po tallej, dhe kur kanë parë se trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit kanë kërkuar ndihmë, por e kanë pasur të pamundur që ta shpëtojnë.
Trupi i tij është parë nga bashkëfshatarë të tij që kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë bërë të mundur nxjerrjen e kufomës nga ujrat e ftohta të lumit Vjosë. Pritet shkuarja e polumbarëve për të gjetur trupin e të riut.
Informacion paraprak.
Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.