Një trup është gjetur i pajetë rreth orës 8:30 të ditës së sotme në brigjet e plazhit të Divjakës, pranë vendit të quajtur Kanali i Vaut.
Kanë qenë pushuesit të cilet kanë pikasur trupin dhe kanë lajmëruar policinë.
Nëe vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila e ka transportuar drejt morgut të Spitalit të Lushnjes. Personi i pajetë është rreth të 60-ave dhe nuk është identifikuar ende.
Ky është trupi i dytë i pajetë që është gjetur gjatë ditës së sotme në qarkun e Fierit, pasi më herët në rrjedhjen e lumit Seman, dy peshkatarë gjetën trupin e dekompozuar i një të riu, i cili po ashtu ka mbetur i paidentifikuar. Trupi i të riut kishte kohë që qëndronte në ujë i dekompozuar.
Divjakë/Informacion paraprak
“Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”
Pamje të rënda/ Gjendet trupi i dekompozuar i një të riu në Seman, reagon policia