Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Korçë, komentoi Reformën në Drejtësi, për të cilën u shpreh se një votë në drejtim tjetër është goditje e drejtësisë.
“Rasti i asaj gjykatëses mostër në Krujë që shiste e blinte drejtësi e kështu SPAK e gjykata e reja do të japin frutat që populli prêt prej dekadash. Vota në drejtim tjetër, e para gjë që do të goditet është drejtësia. Sepse çelësat do ti jepen në dorë dy personazheve që janë dy figurat kyçe kundra Reformës në drejtësi, Saliut dhe Ilirit.
Kanë vënë Lulin aty që të bëjnë dasmën me flamuj bashkë me Monikën që e mban me litar prej fyti. Ne nuk jemi për tu pirë në kupë, por ne jemi zgjidhja e vetme për të shkuar deri në fund vizionit.”, u shpreh Rama.
(R.G/Faxweb.al)