Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të prekura nga koronavirrusi në rajon ku janë infektuar një numër i konsiderueshëm personash.
Sipas autoriteteve në vend 20 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të dielë në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 1642 persona të infektuar .
Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 teste, rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-12, Kumaniovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1. Deri më tani në vend janë kryer 19096 teste të Covid-19.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 24 pacientë.
Ndërkohë deri më tani si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 91 persona.