Italia vijon me shifrat e larta të viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 222.803 testime, nga të cilat kanë rezultuar 28.352 persona pozitiv me Covid-19.
Po gjatë këtyre orëve, kanë ndërruar jetë 827 persona të tjerë që e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin total të viktimave në 53.677 që nga nisja e pandemisë.
Aktualisht, në terapi intensive ndodhen 3.782 persona ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të që po marrin trajtim në spitalet Covid është 33.684. (A.M/Faxweb.al)