Italia mbetet një nga vendet më të goditur nga pandemia e koronavirusit dhe është prekur rëndë edhe nga vala e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 630 persona, ndërkohë që numri it ë infektuarve ka rënë ndjeshëm pasi janë shënuar 22,930 raste të reja.
Aktualisht janë 796,849 raste aktive, nga të cilët 3,810 janë në gjendje kritike për jetën. Dje ka pasur 28.337 raste të reja me 188.747 tamponë, 562 viktima.
(A.M/Faxweb.al)