4 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Berat. Burime bëjnë me dije se në mesin e personave të prekur janë 2 punonjës në repartin zjarrfikës, 1 mësuese tek 1 Maji dhe 1 nxënëse tek gjimnazi “Babë Dudë Karbunara”.
Një prej rasteve është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për shkak se ka pasur komplikacione. Me hapjen e shkollave në të gjithë vendin janë shënuar raste të shumta me Covid.
Në të gjithë vendin kanë rezultuar me pozitiv prej fillimit të pandemisë janë shënuar:
Raste pozitive 14117
Raste të shëruara 8536
Raste Aktive 5189
Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
(E.K/Faxweb.al)