Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rastësia e çuditshme/ Padia ndaj Tartar Bazaj në dorë të anëtarit të SPAK, Çani: Luhet lojë e madhe, e përfshirë dhe Arta Marku

Gazetari Artur Çani ka depozituar prej gati një viti një padi në drejtim të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj, për shkak se ky i fundit ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, si dhe ka fshehur një plagosje të ndodhur në Sarandë, dy raste këto të transmetuara në emisionin Ajsberg, në Fax News.

Për ironi të fatit, gazetari është thërritur vetëm sot në Gjykatë, dhe i është dhënë vetëm 5 ditë kohë në mënyrë që të njihet me fashikujt e prokurorisë, hetimet për të cilat i ka kryer Ened Nakuçi, i votuar nga Tartaj Bazaj për në SPAK.

Pavarësisht se gazetari do të donte që të besonte se mes tyre nuk ka asnjë lidhje interesi, sa kohë që vota e Bazajt për Nakuçin është dhënë, atëherë dyshimet nuk ka sesi të mos jenë të pranishme.

“Bëhet fjalë për një nga personat e rëndësishëm në Shqipëri, anëtar në KLP, voton për anëtarët e SPAK, për institucionet e reja të drejtësisë, dhe kjo ka bërë që procesi ndaj tij të bllokohet prej gati një viti.

Sot u thërritëm për herë të parë në Gjykatë, pa asnjë fakt të dosjes, dhe prokurori që ka çështjen Ened Nakuçi është zgjedhur për në SPAK edhe me votën e Bazajt. Mua më duhet që të gjej avokat, të lexoj të gjithë fashikujt, deri në datën 23 është pak e vështirë, pasi kemi të bëjmë me fashikuj voluminozë. Prokurori nuk pranoi shtyrjen e çështjes, që të na jepte ne kohë që të njiheshim me fashikujt.

Unë mendoj se vendimi për ta emëruar prokurorin në SPAK ka patur ndikim edhe kjo çështje, pra unë hedh dyshime dhe në një organ të ri që është krijuar. Është një lojë e madhe, dhe lidhet dhe me kallëzimin që unë kam ngritur, unë do të merrem dhe me një çështje që ka mbyllur Arta Marku në ditën e saj të fundit, po ndaj këtij anëtari të KLP”, u shpreh Çani.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *