Kjo e hënë ka shënuar plot 8 raste te reja me Covid në Elbasan në 24 orët e fundit. Numri më i lartë që nga shfaqja e pandemisë , ndërsa sot Elbasani renditej i dyti pas Tiranës. Burimet bëjnë me dije se 8 rastet e sotme i takojnë kontakteve të mëparshme.
Konkretisht kanë rezultuar pozitiv 2 infermjere te materniteti, 2 paciente te shtruara në pavijon, konfirmohet pozitiv edhe bashkëshorti i njërës paciente, si dhe një punonjëse banke e nivelit të dytë, ndërsa 2 të tjerë i takojnë kontakte të rasteve të mëparshme.
Shfaqja e virusit te reparti i gjinekologjisë ka bërë q ënjë pjesë e stafit të vetëkarantinohet, ndërsa ofron vetëm shërbimin e urgjencës, ndërsa konsultat janë pezulluar.Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë në qarkun e Elbasanit janë shënuar dy viktima, respektivisht një në Librazhd dhe një tjetër në Elbasan.(Gazetare: Entela Duka/ Faxnews)