Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rast unikal në botë/ Të dytët pas Rusisë, zbuloni rekordet që ka thyer sot Shqipëria pas ndryshimeve në Kushtetutë

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar lidhur me miratimin në Komisionin e Ligjeve të disa ndryshimeve Kushtetuese që sanksionojnë listat e hapura si dhe heqin mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

Sipas ISP Shqipëria bëhet vendi i vetëm evropian dhe i dyti në botë (pas Rusisë) që ndryshon Kushtetutën në periudhën e COVID-19. Po ashtu Shqipëria bëhet vendi i vetëm në botë që ndryshon Kushtetutën me procedurë online.

Postimi i plotë i ISP-së:

Pas vetëm dy javë konsultime dhe procedurë parlamentare Kuvendi i Shqipërisë përmes Këshillit për Legjislacionin vendosi me 100% të votave të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë. Shqipëria bëhet vendi i vetëm evropian dhe i dyti në botë (pas Rusisë) që ndryshon Kushtetutën në periudhën e COVID-19. Po ashtu Shqipëria bëhet vendi i vetëm në botë që ndryshon Kushtetutën me procedurë online.

Ndryshimet u iniciuan nga deputetët e pakicës në parlament dhe u mbështetën nga mazhoranca parlamentare. Ato kanë shkaktuar debat të fortë politikë dhe shihen gjerësisht si një instrument taktik i shumicës parlamentare në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Miratimi i hapjes së listave është lajm pozitiv dhe koncepti i hapjes drejt qytetarit vendimmarrës do të duhej të kishte mbështetje të gjerë të të gjithë spektrit politik.

Ndryshimet e reja kushtetuese kanë një rrugë të gjatë deri në miratim në seancë dhe reflektim në Kodin Zgjedhor, i cili ndërkohë, është ndryshuar nga marrëveshja politike e datës 5 qershor. Një prej pikave thelbësore të marrëveshjes ishte ajo, sipas të cilës, asnjë ndryshim tjetër nuk mund të bëhet në Kod pa miratim paraprak në Këshillin Politik. Ndryshimet kushtetuese nuk u diskutuan në Këshillin Politik dhe nuk janë pjesë e rekomandimeve dhe as e mbështetjes nga ambasadat e SHBA, BE dhe UK që asistuan Këshillin Politik.

Si dhe sa e kemi ndryshuar Kushtetutën prej vitit 1998? Nëse do ta krahasonim me një libër kemi lënë të pandryshuar vetëm titullin e librit, hyrjen dhe ISBN, – gjithçka tjetër, përfshirë përmbajtja e tij është ndryshuar. Vijon tradita e demokracive hibride, sipas të cilës, kur kemi një problem dhe një qëllim politik afatshkurtër, nuk i zgjidhim ato duke ndryshuar sjelljen tonë ndaj problemit/qëllimit, por duke ndryshuar Kushtetutën, pra, duke ia përshtatur Kushtetutën nevojave ditore politike dhe duke e (keq)përdorur atë si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

 

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close