Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Që do plasi “bomba” do plasi”, gazetari ngre alarmin për turmat në pritje të një pasaporte: Zoti të ruaj shqiptarët sa për shtet, varja…

Gazetari Shpëtim Zinxhiria, me anën e një postimi në facebook, ka shpalosur situatën alarmante që shfaqet në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë. Gazetari thekson, se turma e njerëzve në pritje të shërbimeve të ambasadës për pajisjen me pasaportë, është një bombë me sahat infektimi e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Postimi i plotë: Që do plasi “bomba” do plasi, coronavirusi është pranë, por do jetë vonë…!

Jo pak here publikojmë të tilla pamje me besim sensibilizimi si nga shteti ashtu edhe nga vete shqiptaret te cilët duhet te kujdesen ne kete kohe pandehmie. Janë keta shqiptarë që vetë me dashje apo jo do jenë shkaktare te përhapjes së pandehmise.

Rastet te tilla ne Greqi ne ambiente te ndryshme kane treguar kete gje. O shqiptar ne djall ajo pasaporte, ri larg 3 metra dhe mbaj distancë njeri nga tjetri, ashtu siç mban kur shkon ne institucionet greke, se te jesh te kangjellat nuk mbaron pune shpejt jo.

Shiko jeten dhe vleresoje ate sa je mire. Ne djall ajo pasaporte para shendetit. Trimëria nuk duhet aty sot…! Greqia eshte kthyer 100 ditë pas me rastet te tmershme ku brenda javes ka pasur mbi 1 mije raste, kuptoheni ju o shqiptar që nuk mbani distancë, nuk është kaq vështirë…

Por… Nuk është e pashmangëshme ne se organet komptenete greke mund ti venë drynin kësaj përfaqësie, tashmë te kthyer ne kompani private franceze. Një kompani që me dashje po shkel masat e ruajtjes se distancës sociale, kur Greqia ne te tilla raste ka bllokuar ishuj dhe institucione e lokale etj. Shteti shqiptar duhet te kuptojë se kjo godine eshte jashte cdo funksioni dhe se duhen marra masa sa eshte shpejt, pasi virusi eshte ne kulmin e tij. Zoti te ruaj shqiptaret sa per shtet…varja.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *