Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të ‘Transparency International’ mbi korrupsionin në Shqiëpri.
Përmes tre postimeve, Basha shkruan se Rama nuk e ka mbajtur premtimin për luftën kundër korrupsionit, ndërsa shton se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.
Postimi i plotë:
“Rama premtoi luftë kundër korrupsionit. A e mbajti këtë premtim? “
Përgjigja është jo. Sipas raportit më të fundit të Transparency International, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”, shkruan Basha në postimin e tij në Instastory.
(R.G/Faxweb.al)