Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Raporti i OSBE-ODIHR, Braimllari: Pa i dhënë zgjidhje shit-blerjes së votave, nuk ka Reformë të vërtetë Zgjedhore

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, ka folur pas mbledhjes lidhur me raportin e OSBE-ODIHR, ku është shprehur se Reforma Zgjedhore nuk mund të kryhet pa i dhënë një zgjidhje shit-blerjes së votave.

FJALA E PLOTË

“Kryeministri i vënë përpara përgjegjësisë tepër të rëndë të shkatërrimit të zgjedhjeve të 25 qershorit belbëzoi dje përpara parlamentit dhe nuk guxoi të lexonte as edhe një fjali të vetme për raportin e OSBE-së për zgjedhjet.

Jemi sot përpara jush për tu treguar të gjithë shqiptarëve se çfarë tragjedie elektorale u gatua në 25 qershor dhe që raporti i OSBE/ODIHR e konfirmon.

Në raportin e OSBE/ODIHR shkruhet qartazi, e zeza mbi të bardhë, që zgjedhjet e 25 qershorit u zhvilluan në kushtet e mungesës së thellë të besimit të qytetarëve kundrejt procesit zgjedhor. Vota e qytetarëve u deformua nga presioni, dhuna dhe shit-blerja.

Në raport theksohet: “Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it shprehën shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës.”

“Shqetësime janë ngritur ditën e zgjedhjeve për grupe individësh që rrinin pranë qendrave të votimit për të intimiduar votuesit”

“Një numër i madh incidentesh të dhunshme kanë ndodhur gjatë fushatës elektorale”.

Është e qartë pra për çdo shqiptar, që vota e tyre u shit dhe u ble masivisht nga paratë e drogës dhe të krimit.

U vulos përfundimisht që, policia dhe kriminelët u bën njësh dhe kriminelët qenë edhe kandidat për deputet edhe u mbështetën nga kriminelë të tjerë në fushatën elektorale.

Si asnjëherë më parë, Kodi Zgjedhor u dhunua dhe praktikisht zgjedhjet u kryen në shkelje të ligjit zgjedhor, si precendent i parë në 25 vite pluralizëm.

U provua gjithashtu qartë që presioni dhe dhuna, e mbështetur edhe nga policia, nuk mungoi as ditën e votimit dhe se si vota e qytetarëve u shit dhe u ble sheshit edhe përpara qendrave të votimit.

Raporti provon qartë që vota e lirë e shqiptarëve si themel i demokracisë, ka pësuar goditjen e saj më të rëndë dhe opozita shqiptare ka sot përgjegjësi shumë herë më të mëdha për të demaskuar çdo ditë dhe çdo orë, krimin elektoral të 25 qershorit dhe kryepërgjegjësin e tij, Edi Rama.

Ky është një mision i opozitës, jo për objektivat e saj politike, por për të kthyer dinjitetin e çdo shqiptari, i cili ndihet i kërcënuar në lirinë e votës së tij shumë më shumë se sa në fillimet e pluralizmit. Për këtë arsye asgjë nuk do të na ndalë, për t’ia treguar këtë gjë edhe shqiptarit më të fundit.

Reforma zgjedhore që pritet të fillojë, duhet tu japë përgjigjen e parë dhe të menjëhershme shit-blerjes së votës dhe kriminelëve pjesëtarë të listave apo mbështetës, në qoftë se ajo do të jetë një reformë e vërtetë zgjedhore.

Pa u dhënë përgjigje dhe pa u gjetur këto zgjidhje, që përbëjnë thelbin e demokracisë, nuk mund të ketë reformë të vërtetë zgjedhore.

Faleminderit”, tha Braimllari. (D.D/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *