Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiTe FunditTe Gjitha

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respektuar ligji i buxhetit do të ishin arkëtuar 8 miliardë lekë ose 65 milionë euro në arkën e shtetit, përllogarit Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).

Vala e shkeljeve është aq e madhe sa, përfshin të gjitha njësitë publik publike të cilat faturojnë dhe kryejnë pagesa nga taksat e mbledhura pa respektuar afatet ligjore siç e parashikojnë ligjet në fuqi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit duke audituar zbatimin e buxhetit të vitit 2019, në raportin e posaçëm që ka dërguar në Kuvend ka vërejtur se në 26,561 raste faturat të dorëzuara në thesar jashtë afatit 30 ditor nga 748 njësi buxhetore me ndikim rritjen e stokut të detyrimeve të prapambetura.

Fenomeni mbetet material dhe i përhapur në të gjithë sistemin buxhetor veçanërisht në njësitë e qeverisjes vendore me 14,663 raste ose 55% e totalit të vonesave.

Gjetje të ngjashme si Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar edhe Drejtoria e përgjithshme e Auditimit në Ministrinë e Financave, e cila për të njëjtin vit buxhetor (2019) ka zbuluar se mbi 46% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit prej 30 ditësh në sistemin e Thesarit (SIFQ).

KLSH referon se kur një faturë nuk dorëzohet në kohë në thesar, nëpunësi autorizues i saj duhet të gjobitet me 3 rroga mujore. Duke ju referuar numrit të shkeljeve, KLSH vëren se do të ishin vjelur për llogari të buxhetit rreth 8 miliardë lekë.

KLSH konstaton se një përgjegjëse në entet publike nuk kanë ndërmarrë masa administrative ndaj punonjësve të njësive buxhetore për shkeljet e ligjit të menaxhimit të sistemit buxhetor të raportuara nga Drejtoritë e Përgjithshme të Thesarit, të vlerësuara në të paktën 79,6 miliardë lekë, por është mjaftuar vetëm me shkresa “tërheqje vëmendje”.

KLSH, ka konstatuar numër shumë të lartë të faturave dhe kontratave të regjistruara me vonesë, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejte në krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Referuar nenit 71, germa (f dhe gj) të Ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nëpunësi i parë autorizues vendos gjobë, në masën nga 1 deri në 3 paga mujore (për regjistrimin me vonesë të kontratave) dhe 3 deri 7 paga për moszbatim të afateve të dorëzimit të urdhërshpenzimit. Por edhe kjo pjesë e ligjit sipas KLSH nuk është zbatuar.

Deficiti buxhetor 0.4 pikë përqindje më i lartë se deklarohet

Për të tretin vit radhazi Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se qeveria po raporton treguesin e deficitit buxhetor në vlerë më të ulët se sa realiteti.

Deficitit faktik i raportuar nga Ministria e Financave paraqitet në 1.87% të PBB-se (-31 miliardë lekë). Por raporti i Kontrollit të lartë të Shtetit për Zbatimin e buxhetit në vitin 2019 thekson se, deficiti buxhetor për njëjtën periudhe është 0.4 për qind të PBB më i lartë pra 2,27 % e PBB-së, pasi nuk është përllogaritur mbulimi i humbjeve nga rivlerësimi i rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë prej 6.8 miliard lekësh.

Ky nënvlerësim nga mos emetimi dhe mos raportimi jep të njëjtin efekt nënvlerësues në stokun e borxhit publik të raportuar në fund të vitit 2019, vë në dukje KLSH.

Si konkluzion, KLSH thekson se, raportimi i zërave në pasqyrën e konsoliduar të treguesve fiskalë, vijon të mbetet formal duke mos reflektuar saktë dhe në mënyrë të plotë nivelin real të shpenzimeve buxhetore dhe si pasojë edhe deficiti vjetor, i cili sipas KLSH, bazuar në një vlerësim të kujdesshëm, për vitin 2019 arrin në 2.27% të PBB-së./monitor

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *