Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku sqaron se, FMN konfirmon atë që Qeveria ka arritur në drejtimin e vendit, rritjen më të madhe ekonomike në dekadën e fundit.
Gjithashtu në reagimin e bërë publik nga Ministria e Financave lidhur me borxhin publik thuhet: “Konfirmohet gjithashtu që borxhi publik është ulur. Një nga zotimet e Qeverisë për të ruajtuar qëndrueshmërinë dhe gradualisht uljen e tij me qëllim kthimin e klimës së besimit tek ekonomia vendase. Këto efekte priten të jenë permanente dhe rrjedhimisht do të reduktojnë edhe projeksionet”.
Më tëj në këtë reagim kjo ministri thekson se, raporti vlerëson pozitivisht klimën e investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri.
“Shumë pozitivisht vlerësohet emëtimi me sukses i Eurobondit të Shqipërisë, që i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë vendase duke ngjallur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj”.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:
Lidhur me lajmet e përcjella nga media gjatë ditës së sotme në lidhje me raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sqarojmë se:
FMN permes raportit të tij të fundit konfirmon gjithashtu atë që Qeveria Shqiptare ka arritur në drejtimin e kësajmaxhorance, rritjen më të madhe ekonomike në dekadën e fundit.
Konfirmohet gjithashtu që borxhi publik është ulur. Një nga zotimet e Qeverisë për të ruajtuar qëndrueshmërinë dhe gradualisht uljen e tij me qëllim kthimin e klimës së besimit tek ekonomia vendase. Këto efekte priten të jenë permanente dhe rrjedhimisht do të reduktojnë edhe projeksionet.
FMN rivlerëson në këtë raport, se për vitin 2018 ai është në nivelin 67.2% e PBB-së, pra 1.7 pikë më i ulët se sa projeksioni respektiv I bërë në raportin e Stafit të FMN.
Shumë pozitivisht vlerësohet emëtimi me sukses i Eurobondit të Shqipërisë, që i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë vendase duke ngjallur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj.
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit përshëndeten si faktor kyç në progresin e deritanishëm. Në të njëjtën linjë ne po vazhdojmë edhe me reduktimin e informalitetit duke ruajturnjë sistem taksash të drejtë dhe të ndershëm, sikurse i dhamë një lehtësim biznesit të vogël permes uljes së tatim fitimit në 8% nga 15% që ishte.
FMN mirëpriti ndryshimet e planifikuara në legjislacionin për PPP-të, për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një rojtar në mbajtjen e kostos fiskale potenciale.
Qeveria vazhdon ngushtësisht bashkëpunimin me partnerët FMN, BE dhe BB, për konsolidimin e proceseve vendimmarrëse dhe politikave më të mira ekonomike qëndikojnë drejtpërdrejt edhe në procesin integrues të vendit.
Kujtojmë se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka kërkuar qeverisë të paguajë sa më parë borxhet e prapambetura ndaj biznesit, duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë këtij fenomeni që, sipas tij, dëmton ekonominë.
Në raportin e fundit për Shqipërinë, FMN-ja vlerëson se detyrimet që shteti ka ndaj privatëve kanë arritur 200 milionë euro, nga të cilat 140 milionë euro i ka qeveria dhe pjesa tjetër janë detyrime të trashëguara të bashkive.
(F.GJ/FAXWEB.AL)