Pak kohë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi Raportin mbi Terrorizmin e Shteve në 2016-n. Sipas raportit, Irani po e shton gjithnjë e më shumë praninë e tij dhe burimet në Europë, veçanërisht në Ballkan ku mes vendeve të tjera e shënjestruar është edhe Shqipëria.
Iran Neës Update, duke iu referuar raportit shkruan se Irani vazhdoi aktivitetin e tij lidhur me terrorizmin në 2016, duke përfshirë mbështetjen për Hezballahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupet e ndryshme në Siri, Irak dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sipas këtij raporti, Shqipëria është e shënjestruar për aktivitete terroriste.
“Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar. Reza Shafa, një ekspert iranian, e ka quajtur atë një “një pikëmbështetje në kontinentin evropian.” Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar “organizata bamirëse” dhe “organizata kulturore” që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës.
Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë ishin në një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar iranian të opozitës, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar, – thuhet ndër të tjera në artikulli. (D.D/Shuplaka)