Meenakshi Moorthy dhe Vishnu Visnëanath ishin një çift rreth të 30-ave mjaft i apasionuar pas udhëtimeve dhe bloger udhëtimesh. Të dy ata kishin zakonin të ndanin me ndjekësit fotot e vendeve që vizitonin. Shpesh, përmes instagramit dhe blogut të tyre “Holydays and Happily Ever After, ata ndanin foto në vende eksetreme, mbi një shkëmb, deri afër një gremine.
Por udhëtimi i tyre, në Parkun Kombëtar të Yosemite në fund të tetorit, përfundoi në mënyrën më tragjike të mundhsme për shkak të një selfie. Në kërkim të fotos, në pikën panoramike në Taft Point, çifti vdiq duke rënë nga lartësi e 245 metrave. Trupat e tyre me vështirësi janë marrë ditën e tjetër.
“Shumë prej nesh duan të bëjnë gjëra të guximshme si të jesh në skaj të shkëmbinjve dhe qiellgërvishtësve, por a e dini se era mund të jenë fatale, a ia vlen të rrezikosh jetën për një foto?”, shkruante blogerja e re para vdekjes.