Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbardhet dokumenti/ Edi Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt, ja kush e firmosi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe zyrtarisht e ka tërhequr padinë për shpifje që e kishte bërë ndaj ish’kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Dokumenti më poshtë është aktvendimi ku konstatohet tërheqja e padisë.

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama që qëndroi për vizitë dy ditore në Kosovë nuk arriti që krahas takimeve me liderët e vendit, të shihet edhe me ish’kryeministrin e Kosovës, e kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn me të cilin ka një kohë që të dy i kanë marrëdhëniet e acaruara.

Megjithatë, kryeministri Rama tha dje para mediave se do të tërheq padinë për shpifje që kishte bërë për Haradinajn.

“E kam njoftuar që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë. I kam treguar se do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua, por është me e madhe ajo që do të na bashkojë të gjithëve. Nuk e di çfarë roli do të ketë heqja e padisë. Për më tepër me padi pa padi, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike. Kështu që padia do të tërhiqet zyrtarisht”, ka thënë Rama dje në paraqitjen që pati nga aeroporti i Prishtinës.

Gazeta Express ka siguruar aktvendimin ku konstatohet se Rama e ka tërhequr padinë për shpifje ndaj kreut të AAK’së. Madje, Rama e ka nënshkruar personalisht tërheqjen e padisë ndaj Ramush Haradinajt Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kishte paditur në janar të këtij viti  ish’kryeministrin, atëherë në detyrë, Ramush Haradinaj, për shpifje”. Kjo pas disa deklaratave që Haradinaj kishte dhënë për Ramën dhe për idenë e shkëmbimit me territore

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *