Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ramës nuk i pëlqejnë mediat”, gazetari tregon rolin e tyre në këtë pandemi globale

Emisioni  Ajsberg në Fax News mbrëmjen e sotme ka filluar me një histori të trishtë të një zonje që jeton në Bergamo e karantinuar në Itali.

Ajo kishte përjetuar dy lufta atë të granatave në Bosnje dhe tani në Itali  me koronavirusin.

Në mesazhin e saj ajo tregon se edhe pse të dyja ishin lufta për të nuk kishin të ngjarë.

Kjo ishte një hyrje që gazetari e ndau me publikun si fakt interesant.

Më tej gjatë emisionit gazetari Artur Çani u ndal edhe tek rëndësia e medias në këtë situatë duke thënë se ato duhet të jenë të lira dhe të mos fshehin asgje duke iu referuar Kinës.

Ai tha se edhe Rama ka premisa të tilla pasi nuk i pëlqejnë mediat dhe atyre që nuk u pëlqejnë mediat janë ata që duhet të fshehin dicka.

Gazetari iu referua një analize ku tregon se nëse mediat duhet të ishin më të lira në raportim ndoshta mund të kishim edhe më pak viktima në Kinë.

Nëse autoritet kineze duhet të ishin transparente me informacionin nuk do kishim një përshkallëzim të situatës globale.

Kujtojmë se media është pushteti i katërt dhe aksesi i saj është shumë i rëndësishmë pasi informacioni u paraprin shumë situatave.

Media dhe të gjithë kanalet e komunikimit gabuan në strategjinë e tyre përballë një armiku të padukshëm siç është koronavirusi, gabuan me ndihmën e autoriteteve kineze thuhet ndër të tjera në analizen në fjalë.

Emisioni 'Radiografi e nje virusi Covid-19' nga Artur Çani

Publiée par Fax News sur Jeudi 2 avril 2020

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close