Kryeministri Edi Rama gjatë një video-interviste për emisionin “Real Story” u pyet ndër të tjera edhe për situatën që po kalon Kosova lidhur me situatën politike atje.
Teksa drejtuesi i emisionit e pyeti se cili ishte mendimi i tij për këtë situatë, Rama u përgjigj:“Ju vjen keq juve që të mos kem asnjë koment për këtë sepse kam çështje shumë më të rëndësishme. Si kjo që kemi këtu përshembull”.
Kujtojmë se qeveria e Albin Kurtit u rrëzua mbrëmjen e djeshme. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallën ku u mbajtën 12 orë diskutim, ndërsa votuan 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim
Kurti e humbi qeverinë mbrëmë pas një mocioni mosbesimi të ngritur nga partneri i tij qeveritar, LDK.