Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme nga Gjirokstra se plani, siç e quan ai, për bllokimin e aeroportit të Rinasit bëhet për të dëmtuar qytetarët dhe jo atë.
Kryeministri ka akuzuar ish-Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Meta për inskenimin e këtij plani për pezullimin e fluturimeve në Rinas.
Ditën e sotme Rama u shpreh se ata nuk e kanë me Ramën, por e kanë me popullin. Sipas Kryeministrir, kundërshatrët e tij e shohin Ramën thjesht si një pengesë për të arritur të kontrollojnë popullin.
Aeroporti i Rinasit ka rinisur ditën e sotme fluturimet esenciale pas një dite pezullim, duke qenë se 60 kontrollorë të Albcontrol hynë në grevë për shkak të pushimit të papritur nga puna të 5 prej tyre, si dhe reduktimin e pagave me 70%.
“Ju e patë cfarë ndodhi dje. U bllokua aktiviteti esencial i të gjithë fluturimeve ajrore. Në dukje, sidoqoftë në Perëndim, sepse nuk duan pagat 2400 dollarë por 4000, por me qëllimin e vërtetë për të marrë peng popullin, vendit, për të krijuar kaos. Për të bllokuar vaksinën. Si mund të bëhet kjo? Ata në fakt nuk e kanë me mua. Ata e kanë me ju. E kanë me vendin. Duan me patjetër që t’i marrin gjërat në dorë, për t’iu kontrolluar juve. Unë jam thjesht pengesa mes tyre dhe jush. Unë jam pengesa që ata të bëjnë ccfarë të duan. Ata nuk i kemi përballë, ata janë mbrapa duke u përpjekur të na kapin nga xhaketa, duke u përpjekur të na pengojën, ne do vazhdojmë të ecim më shpejt përpara. Me kokfortësi po deshët.
Vendoset si do jetë Shqiëpria e kësaj dekade. A do të jetë Shqipëria e ndërtuar kudo si këtu në Gjirokastër, apo do të jetë Shqiëpria që duhet të ndërtohet njëherë nga e para. Zgjedhja ëshët e njerëzve por detyra është e jona. Në fund të ditës populli është më i menccur nga të gjithë ne. Popull nuk është asnjë individ. Popull është sinergjia e të gjithë kofidenca emocionale e një bashkësie. Janë qënie për tu mëshiruar. Populli shqiptar është populli që ka një instikt të jashtëzakonshëm për të kuptuar se ccfarë duhet të bëjë sot dhe si të zgjedhë sot për të vendosur si do jetë nesër. Jo për mua personalisht, por për ta bërë Shqiëprinë të ardhmen tonë. Ccfarë kemi bërë ne nuk mjafton fare për të thënë që jemi mirë,” perfundoi Rama.
(E.H/Faxweb.al)