Kryeministri Edi Rama ka zbritur sërish në terren pas fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit. Ditën e sotme ai ka inspektuar nga afër shkollën e rindërtuar “Bedrie Bebeziqi” në qytetin e Durrësit, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Teksa hyn në godinë Rama shkëmben disa batuta me personin që mat temperatuar duke thumbuar opozitën: “Sa është? 74 apo 75?!, shprehet me ironi Rama.
Pjesë nga biseda
Mësuesi i mat temperaturën Ramës: Mundemi?!
Ramës i masin temperaturën..
Rama: Sa është? 74 apo 75?!
Mësuesi: 75
Ndërkohë, stafi i shkollës kishte edhe në tortë, të cilën Rama ia serviri të parave sanitareve të shkollës.
“Ne na akuzojnë që na akuzojnë që i përdorëm për fushatë këto shkolla, por si kemi përdorur, se 12 janë (shkolla të përfunduara)”, tha Rama, ndërkohë që në dalje tek shkolla takoi një prej inxhinierëve të shkollës, duke e thumbuar meqë ishte me PD-në.
“Ngushëllime për humbjen, por Shqipëria fitoi. Dhe po fitoi Shqipëria, fituar edhe ju!”, tha Rama.