Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama vazhdon transmetimet me ‘ERTV’ live, mësoni ku ka zgjedhur të shkojë sot

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur paraditen e sotme të zhvilloj një takim me një sipërmarrje në fushën e turizmit.

‘’Në mjediset e Albania Adventure, një tjetër ndër plot e plot shembujt kuptimplotë të të rinjve me ide të reja e kurajo sipërmarrëse, që bëjnë biznes të ndershëm, duke përfituar nga politikat e reja mbështetëse të qeverisë’’, shkruan Rama.

Me anë të këtij takimi Rama vendosi theksin te lehtësitë që kanë këto biznese për të operuar në vendin tonë dhe lehtësisë për regjistrimet.

“Besoj që këtë vit do të kemi prapë një bum tjetër. Janë 693 kompani që operojnë dhe është shumë e qartë që kërkesa është shumë më e lartë se oferta akoma,sepse na duhet të bëjmë shumë më tepër investime dhe sidomos në pjesën e sezonit të verës për të pasur resorte turistike të cilësisë së lartë. Për pjesën e dimrit kemi një zonë të pashfrytëzuar. Ka filluar rritja e vizitorëve që shkojnë në Valbonë në fundjavë dhe ndërtimet e bujtinave. E njëjta gjë ndodh në Malësinë e Madhe deri në Vermosh”, u shpreh Rama.

Sipas ministres së ekonomisë Milva Ikonomi ka pasur një bum biznesesh në fushën e turizmit që kanë aplikuar për tu regjistruar.

Një nga të rinjtë e sipërmarrjes u shpreh se deri më 2014 ata kishin operuar në të zezë.

‘’Deri në 2014 nuk kemi qenë të regjistruar në QKR, kush do na gjente ne gjithë kohës rrimë në det ose në mal. Më pas paraqitëm gjithë dokumentat dhe tashmë operojmë në mënyrë ligjore’’, u shpreh sipërmarrësi i ‘’Albania Adventure’’.

Edhe këtë herë siç është bërë zakon këto ditët e fundit ‘ERTV’ ka qenë i ‘pari’ në raportimin e aktiviteteve të kryeministrit. (E.K/SHUPLAKA)

Rama me te rinjte sipermarres

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *