Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët musliman për festën e Fter Bajramit. Me anë të një foto nga xhamia në qendër të Tiranës, Rama uron me fjalët: “Gëzuar Fiter Bajramin! Paqja dhe mëshira e All-ahut qoftë me ju…”.
Më herët, Presidenti Meta ka uruar të gjithë besimtarët që kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Ramazanit duke e konsideruar Fiter Bajramin si përcjellës të mesazhit të natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive.
Meta shkruan se lutjet e tij janë me jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë. “Zoti ua pranoftë agjerimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit!”, shkruan ndër të tjera Kreu i Shtetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)