Kryeministri Edi Rama në takimin me biznesin e vogël ka thënë se qeveria e tij nuk ka rritur asnjë taksë, madje tha ai taksat janë përgjysmuar.
Rama e ka kaluar tërësisht fajin te Bashkitë, teksa tha se nëse biznesi do ai mund të jetë së bashku me ta në një takim me krerët e bashkive.
Rama u shpreh: Unë nuk erdha këtu që të flas për politikën globle dhe për marrëdhëniet tuaja me bashkitë. Dëgjova që janë rritur taksat, më thuaj një taksë që është rritur?!
Unë jam kryeministër dhe flas për politikat kombëtare. Tarifat lokale janë çështje tjetër, taksa e biznesit të vogël nga ana e qeverisë janë 0. Kjo është ulje 100% dhe 50% që ne kemi bërë. Nëse doni një takim me krerët e bashkive, po ashtu më ftoni dhe mua si kryeministër.
(E.K/FAXWEB.AL)