Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Rama thirrje për shqiptarët ‘andej e këtej bjeshkëve’: Gjuhën e nënës mos e përdorni për të na ndarë dhe pastruar skenën politike

Në deklaratën e tij mbajtur para gazetarëve në Prishtinë, kryeministri Rama në fund të turit të takimeve me aktorët politik në vend ka gjetur momentin dhe për tu bërë thirrje shqiptareve ‘andej dhe këtej bjeshkëve’ që gjuhën e nënës të mos e përdorin për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie të madhe në patriotë dhe në hajdutë’.

Kryeministri i Shqipërisë, ndodhet në Kosovë pasi Gjykata Sopeciale në një lëvizje ‘rrufe’ ka vënë para akuzës për krime lufte presidentin e Kosovës Hashim Thaçi çka u interpretua prej shumë figurave të politikës mes dy kufinjve si një ‘carpe diem’ i tij për të dalë në dritën e prozhektorëve si një lider i madh i shqiptarëve. Ndërkohë vetë Rama dje nëpërmjet një cicërime në Twitter e konsideroi akuzën ndaj Thaçit si fletërrufë e kohërave të shkuara, ndërsa zhvilloi takime me të gjithë liderët politik në shtetin e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se: Nuk është ky rasti, sepse historia jonë e shqiptarëve këtej dhe andej bjeshkëve duhet të na e ketë mësuar se ka gjithmonë një kohë për tu përleshur me njëri-tjetrin për ide apo bindje politikë çfarëdoqoftë, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për tu bashkuar me njëri-tjetrin për historinë tonë dhe gjeneratat e tjera, kush kujton kush mendon dhe propogandon qoftë dhe më nje koment naiv, të pamenduar si individ se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personazheve apo se këtu bëhet fjalë për ta përdorur këtë instrument për pastrimin e skënës politikë ose kapjen e shtetit ose është krejt naiv ose krejt i verbuar nga mllefi”, tha ai në një përpjekje për të amortizuar dhe goditjet e ardhshme politike ndaj Thaçit në momentin më delikat të karrierës së tij politike.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *