Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rama tha se do ta kalonte Reformën Zgjedhore edhe pa opozitën, Basha mbledh me úrgjencë aleatët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sapo ka mbledhur aleatët në selinë blu. Në takim do të jenë pranishëm kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi dhe aletatët e tjerë të vegjël, ndërsa diskutimet priten të përqëndrohen te Reforma Zgjedhore.

Nga mbledhja e sotme pritet fjala e opozitës pas presionit të shtuar ditët e fundit nga ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore.

Rama tha mbrëmë në një emision televiziv, se në rast se opozita nuk jep dakordësinë, Reforma Zgjedhore do të kalojë edhe në mënyrë të njëanshme në Kuvend, pasi nuk mund të mbahet peng procesi i Integrimit të vendit.

Paralelisht ditën e sotme Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Takimi i Kim me Metën vjen pak ditë pasi presidenti Meta ka bërë publike dhe një marrëveshje me 14 pika për zgjidhjen e krizës politike në vend, të cilën tha se ia kishte dorëzuar dhe ambasadores që në datën 8 Prill.

Prej disa ditësh ambasadorja amerikane Kim, së bashku me Luigi Sorecën e BE-së, dhe Norman e Britanisë së madhe, kanë luajtur rolin e negociatorëve mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, e cila ishte parashikuar që të përmbyllej deri në datën 31 Maj.

Opozita nuk pranon depolitizimin e administratës zgjedhore, që nënkupton heqjen e komisionerëve partiakë nga qendrat e votimit dhe numërimit të votave, dhe zëvendësimin e tyre me nënpunës publik, pasi sipas saj kjo do të sillte kapjen e tyre nga qeveria.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close