AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Rama të vijë në selinë e PD-së, por…”, Kryemadhi flet pas takimit me Bashën

Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi deklaroi për mediat se nëse kreu i qeverisë do të takohet më opozitën për Reformë Zgjedhore duhet të plotësoje 5 kushtet pë rtë cilat tashmë opozita prêt një përgjigje.

Kryemadhi nënvizoi se platforma e opozitës së bashkuar që ka në tryezë edhe Rama, është e vetmja zgjidhje që nxjerr sic tha ajo vendin nga kriza.

Pyetje: PD propozoi një formulë ekstraparlamentare per reformen zgjedhore, ku do marre pjese perfaqesues nga PD, PS dhe te huaj…

Kryemadhi: E para s’është e vërtetë, është një strukturë strategjike, do te thote një palë perfaqesues nga mazhoranca, nje pale nga opozita dhe nga ndërkombëtarët që kanë qenë kryesorët që janë marrë me cështjet zgjedhore.

Por ajo që është propozuar është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut që janë shumë të rëndësishme kështu që e gjithë kjo strukturë me kushte e nënkushte, janë të domosdoshme që duan zgjidhje dhe është e vetmja platformë që nxjerr vendin nga kriza. Basha nuk perfaqeson PD, por përfaqëson opozitën.

Pyetje: PS e ka bere te qarte se nuk e pranon këtë strukturë, cili do jete qëndrimi juaj?

Kryemadhi: Ne do vazhdojmnë në axhedën tonë kjo dmth që Rama ka qene perhere pengese dhe kunder dialogut, tregon se Rama ka problemin të ruajë kokën e tij, por tani problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza e ti japim shanset atyre që kanë ikur të kthehen në vendin e tyre, sështë më cështja cfarë thotë Rama, është si të nxjerrim vendin nga kriza.

Pyetje: Rama ka thene se eshte i gatshem të vij në PD për të diskutuar per reformen zgjedhore.

Kryemadhi: Të vijë ai por në emër të PD ka 5 kushtet që ia kemi vënë, pastaj hajde flasim, se ai është humorist i devotshëm sidomos kohët e fundit që kemi mbet edhe pa humorist.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *