Në një postim në rrjetin social “Facebook” kryeministri Edi Rama ka kritikuar takimet elektorale që po bën kryetri i partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në foton e postuar nga Rama janë dy foto ku njëra është bërë në qendrën e vaksinimit në Pogradec dhe tjetra në takimin që kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon me qytetarët në Malësinë e Madhe.
Rama është shprehur se në datën 25 prill qytetarët do të votojnë për vaksinimin dhe jo për infektimin.
*Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe- ka shkruar Rama duke e shoqëruar me një foto ku shfaqet qendra e vaksinimit në Pogradec dhe takimi elektoral i mbajtur nga Basha në Malësinë e Madhe ku vihet re mos-zbatimi i distancës së nevojshme për mbrojtjen nga Covid.