Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale, thotë se vaksina kineze që ka mbërritur në Shqipëri gjatë ditës së sotme është e pacertifikuar dhe e pasigurtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se shqiptarët nuk mund të përdoren si eksperiment, dhe thotë se Edi Rama do të jetë përgjegjës në rast se rrezikohet shëndeti i qytetarëve.
Postimi i plotë i Vasilit:
Vaksinat kineze per shqiptaret, pa asnje siguri te certifikuar, eksperiment shume i rrezikshem per shqiptaret?? Vaksinat kineze ofrojne vetem rreth 50% efikasitet. Vaksinat kineze nuk jane certifikuar nga EMA(Agjencia Europiane e Barnave).
Vaksinat kineze nuk jane certifikuar as nga FDA (Food and Drug Administration) i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Vaksina kineze pas fillimit te aplikimit ne Brazil u bllokua. Perse shqiptaret duhet te marrin vaksina te pasigurta?
Me vetem 50% efikasitet, do te thote nje eksperiment i rrezikshem, ku gjysma e shqiptareve do te mbeten njelloj te pambrojtur dhe ekstremisht te rrezikuar nga COVID. Shqiptaret nuk jane kavje per eksperimente.
A e di Edi Rama, qe te gjitha pergjegjesite e lojrave te tij politike me shendetin e shqiptareve bien vetem mbi te? Shendeti i Shqiptareve nuk mund te behet pre e histerise elektorale per pushtet te Edi Rames. Shoë me vaksinat eshte shfaqje ç’njerezore e Edi Rames ne dem te shendetit te shqiptareve.
(E.K/Faxweb.al)