Akuza të forta janë hedhur sot në drejtim të Kryeministrit Rama nga Basha dhe Kryemadhi, ndërsa Berisha shkoi më tej në analizën e gjesteve të tij, që flasin për përdorimin e kokainës.
Po Rama zgjodhi strategjinë që mos tiu përgjigjej akuzave, po vijoi me avazin e fushatës, atë të tepsisë.
“Asnjë replikë, një ilusrtim shumë modest sesi ishin zyrat që kishit ju, dhe shkollimin që ata kishin. Elektriciste që kishte mbaruar psikologji, përgjegjës nënstacioni bachelor, remortier në sektorin e linjave që kishin mbaruar fiskulturë”, ishte replika e Ramës me kryetaren e LSI-së Kryemadhi.
“Kush flet për arsim më i paarsimuari, njeriu që urren librin dhe mësimin”, iu përgjigj Kryemadhi.
(E.K/SHUPLAKA)