Edi Rama ka dhënë një përgjigje të gjatë për aleatët e LSI-së dhe kritikat e tyre. Ai u shpreh se partneriteti me LSI-në nuk matet me thumbat e ministrave po me punën e bërë për reformat.
Ai tha se LSI duhet të marrë vendimin dhe duhet të jetë krenare nëse zgjedh të jetë me PS-në në koalicion.
‘’Ka ndër ne që partneritetin me LSI ne e përjetojnë si të ezauruar të tjerë që e mendojnë si rraskapittëse. Arsye herë të drejta dhe herë të padrejta. Jashtë nesh e quajnë një marrëveshje për pushtet dhe e ngjyrosur sipas mediave, studiove dhe portaleve.
Kjo nuk matet me fjalë po me sa shumë reforma kemi bërë gjatë kësaj qeverisjeje. Nuk matet me sa pak flet LSI-ja për atë që janë arritur, dhe as me sa qejf i thumbon ministrat tanë të suksesshëm dhe as nuk matet se sa herë mungojnë ministrat e LSI-së në Parlament kur duhet të jenë aty.
Matet me Reformën nëArsim dhe nuk matet me kritikat që bëjën përfaqësues të LSI-së para fushatës. Nuik mund të matet kurrsesi me llafet korridoreve dhe lokaleve dhe as të portaleve.
Beteja jonë për Shqipërinë që duam nuk varet nga humoret e asaj pjese të parasë së zezë të katundit prej 800 banorësh. Nëse e masim si duhet dhe si na takon jo se jam unë i gjatë po nga lartësia e PS-së. Ne jemi Partia Socialiste Shqiptare jo vetëm pastia më e madhe, po Partia më e lavdërushme për të bërë shtet.
Do shkojmë në këto zgjedhje më të vendosur se kurrë që të marrim çdo votë për Prtainë Socialiste. Ne jemi të qartë dhe LSI-së i takon të thojë fjalën e fundit për partneritetin tonë. Nuk do të diskutojmë thellësinë e mëtejshme të këtyre Reformave.
Vetëm Partia Socialiste mund të bëjë shtet. Ne jemi të nderuar që të kemi aleatë, po çdo aleat duhet të jetë krenar që të jetë me ne. Nderi dhe krenaria janë këtu në këtë rrugë nën udhëheqjen e Partisë Socialiste të Shqipërisë’’, deklaroi Rama. (E.K/SHUPLAKA)