Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në drejtim të Lulzim Bashës, i cili vijon që të bëjë mitingje me qindra e mijëra njerëz, në kushtet kur në vend ligjërisht janë të ndaluara grumbullimet.
Rama shkruan se shpreson shumë që njerëzit të mos përfundojnë në spital për hatër të ”mollaqeve të Lulzim Bashës dhe të mustaqeve të Sali Berishës”.
Rama thotë se kjo fushatë e Bashës është shenjë e papërgjegjshmërisë njerëzore, dhe tregon se ai që i drejton është një njeri pa vizion.
Postimi i plotë i Ramës:
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.
Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.
(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)
(E.K/Faxweb.al)