Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje të shqiptarëve, Edi Rama ka shpallur fitoren nga selia rozë, duke thënë se fitoi politika e bërjes së shtetit, dhe jo shkatërrimit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Të nderuar bashkëqytetarë, me ose pa përkatësi politike, brenda apo jashtë atdheut në këtë moment historik. Sot ishte 30 Qershori i një Shqipërie që përjetoi dramën e një ndarje të fortë politike, për të penguar rrugën tonë për të ecur përpara, dhe integrimin e popujve shqiptarë në familjen europiane.
Dita e sotme ishte kulmore e një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, mes politikës së forcës dhe forcës politike. Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi forca e politikës, fitoi shpresa, fitoi Shqipëria e nesërme europiane, humbi me turp Shqipëria e djeshme e politikës, pa din e as imam.
Ishte një fitore e vështirë, pasi nuk votuam mes vetit kundërshtar, po luftoi vetë sistemi ende i brishtë demokratik, me kundërshtarët e ndërsyer të vetë zgjedhjeve. Sot 30 Qershori që dukej se nuk do të vinte kurrë, një faleminderit të madh partnerëve dhe miqve të Shqipërisë demokratike.
Pas pak hyjmë në një ditë të re, që e gjen Shqipërinë të çliruar. Dita e re vjen e ngarkuar me sfidën e rëndë të kurimit të plagës së përcaja ka lënë pas.
(E.K/Faxweb.al)