Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Rama shok i mirë për muhabet!”, Kryemadhi flet hapur, kritikon dhe gazetarët: Vetëm në Turqi…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në emsionin “Aktualitet” në Fax Neës duke folur për aktualitetin në vend dhe për zgjidhjen që opozita do ti japë vendit. Kryemadhi u shpreh se duhet një ndërgjegjësim gjithëpërfshirës në shoqëri.

Madje Kryemadhi kritikoi edhe mediat duke u shprehur se shumica e gazetarëve kritikojnë opozitën.

“Ndërgjegjësimi i të gjithëve ne. Në momentin që do të shkoja tek protesta e Teatrit do ta politizoja dhe do të thonin se ku shkon kjo. Ne dolëm jashtë vetes tonë me djegien mandateve, ne i lam të gjitha ju përgjigjëm me mënyrën më jonsititucionale, kësaj qeverisje joinstitucionale. Tani kërkon që të manipulojë edhe opinionin publik. Gazetarët shajnë opozitën më tepër se  shajnë qeverinë. Unë kam qenë në debate dhe pjesë më të madhe e harxhoj me analistë, po në asnjë vend të botës nuk gje gazetarë pro qeverisë. Që rrit taksat, varfëron njerëzit, vetëm në Turqi kam parë, atje po”- u shpreh Kryemadhi.

Duke folur për bashkëpunimin e me kryeministrin Rama, Kryemadhi u shpreh se ka bashkëpunuar me Ramën për shumë vite, por ai është i mirë për kafe muhabet. Kryemadhi u shpreh se Edi Rama nuk e njeh dorëheqjen.

“Unë e njoh zotin Rama shumë mirë, kam bërë disa fushata elektorale me të.  Ai është shok shumë i mirë për të bërë muhabet tavoline. Dashje pa dashje strategjia e tij arriti aty ku kishte për të arritur dhe e çmontoi këtë vend. Në vend dhe me ndihmëv tonë, me ndihmën infantile tonën. Sot po plaket shoqëria po venitte, arriti misionin që nuke bënë në shekuj për Shqipërinë.”- u shpreh Kryemadhi.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *