Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama e thotë live, ja pse u shkarkua shefi i komisariatit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën pándemike në vend si dhe rihapjen e vendit.

Rama tha ndër të tjera se dje është shkarkuar shefi i komisariatit nr. 1 i cili mbulon zonën e Parkut të Liqenit sepse përtej orarit kishte një numër të lartë njerëzish.

Po ashtu mësohet se është paralajmëruar edhe Oltion Bistri, shef në komisariatin nr. 2 në Tiranë.

“Dje është shkarkuar shefi i komisariatit të mbulon zonën e Parkut të Liqenit sepse përtej orarit kishte një numër të lartë njerëzish. Mos u çudisni të mbyllemi prapë. Nëse numrat do të flasin kështu, nuk ka shans që Tirana të dalë në zonë e gjelbër. Vendimi do të merret nesër për fundjavën. Në Greqi nuk kalon dot nga një qark në një qark tjetër.”- tha Rama në Opinion.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *